Politikat e shitjes dhe dorëzimit
Ne synojmë të ofrojmë shërbim të shpejtë, korrekt dhe transparent për të gjithë klientët tanë.
Kthimi i mallit:
Malli i tepërt ose i papërdorur mund të kthehet brenda 14 ditëve nga data e blerjes, vetëm nëse është në gjendje origjinale dhe i padëmtuar. Kthimi nuk mund të kalojë më shumë se 10% të sasisë totale të porosisë. Kthimet pranohen vetëm pas verifikimit paraprak.
Dërgesa:
Dërgesat realizohen me transportin tonë dhe ofrohen falas brenda zonave të përcaktuara. Klienti është i detyruar të kontrollojë mallin në momentin e dorëzimit.
Pagesa:
Pagesa kryhet në zyrat tona ose në momentin e dorëzimit të mallit. Nuk ofrohet pagesë me vonesë ose me afat kredie, përveç rasteve të dakorduara paraprakisht me marrëveshje të veçantë.
Verifikimi i mallit:
Klienti duhet të kontrollojë sasinë dhe gjendjen e produktit në momentin e pranimit. Ankesa për mungesa ose dëmtime pranohen vetëm në momentin e dorëzimit.
Rezervimet dhe porositë:
Porositë konsiderohen të konfirmuara vetëm pas aprovimit dhe/ose pagesës sipas kushteve të mësipërme. Rezervimi i mallit bëhet për një periudhë të kufizuar kohe.
Këto politika janë vendosur për të garantuar shërbim të drejtë, efikas dhe të sigurt për të dyja palët.